Albi Dhima është larguar nga programi “Për’puthen” ditë më parë.
Ish-konkurrenti ishte deklaruar për Alesian, e cila nuk bëri të njëjtën gje dhe pasi gjërat nuk shkuan si duhet ai u largua nga programi.
Por një fotografi e zbuluar së fundmi tregon Albin të kapur për dore me një vajzë, fytyra e së cilës është e mbuluar.
Në fotografi shihen dhe Bashkimi me Alvisën dhe duket të jetë e shkrepur me 31 dhjetor.
Kjo fotografi së bashku me disa biseda u zbuluan pasi Alvisës iu vodh Instagrami.
Ajo që habiti edhe ndjekësit ishte fakti se vetëm 2 ditë pas shkrepjes së kësaj fotografie Albi u deklarua për Alesian ndërsa po dyshohet se ai mund të ketë qenë në një lidhje jashtë programit.