Friday, November 15, 2024
spot_img

“Kosova kufizohet me Greqinë, Skënderbeu lindi në 1956” Perlat nga një vajzë “VIP” që ka mesataren 9.8

- Advertisement -..

Të enjten banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore. U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.

Loja u fitua nga Dea Mishel Hoxha, e cila më herët ka treguar se e ka mbaruar shkollën me mesatare 9.8, por disa përgjigje të saj ishin vërtet “perla”. Një përgjigje që mori më së shumti vëmendjen e banorëve dhe të publikut ishte ajo kur blogerja u pyet për vitin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Duke mos e ditur vitin e saktë, Dea aludoi se lindja e heroit tonë kombëtar ishte në vitin 1956.

Po ashtu, ajo dha një përgjigje epike dhe tek pyetja se cili poet ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare nga tuberkulozi, ku përgjigjia e saktë është Migjeni, por Dea dha si përgjigje emrin e At Zef Pllumit. Ndërsa në një pyetje tjetër, Dea Mishel tha “Greqia” në momentin kur u mundua të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.

Njohuritë e pakta të personazheve VIP kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohen, por edhe të qeshin me paditurinë e banorëve në komentet e bëra në rrjetet sociale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X