Friday, September 20, 2024
spot_img

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zyrtarisht të martuar, detajet nga ceremonia private

- Advertisement -..

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë zyrtarisht të martuar.

Ylli i “The Kardashians” dhe rockeri i Blink-182 u martuan – vërtet këtë herë – në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën. Dyshja u panë në gjykatën në qendër të qytetit në Anacapa, ku gjyshja e Kardashian, Mary Jo “MJ” Campbell dhe babai i Barker, Randy, shihen duke qëndruar pranë tyre.

Kardashian, 43 vjeç, dhe Barker, 46 vjeç, u panë me një makinë klasike të zezë, e cila kishte një tabelë që shkruante “Të sapomartuar”. Në fotot e pakta të publikuara shihet Kourtney me një vello të bardhë dhe Travis me kostum klasik të zi.

Ceremonia klasike ishte shumë larg dasmës së tyre në Las Vegas pas ndarjes së çmimeve Grammy. Kujtojmë se çifti u martua joligjërisht nga një imitues i Elvis Presley para katër personave të tjerë. Kardashian më vonë konfirmoi se dasma në Vegas nuk ishte e vërtetë, pasi çifti nuk kishte certifikatë për ta bërë ligjërisht këtë veprim.

“Këto i gjeta në galerinë time,” shkroi ajo një seri fotosh nga ceremonia e improvizuar. “Një herë e një kohë në një vend të largët, shumë larg (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm doli në kishën e vetme të hapur me një Elvis dhe u martua (pa certifikatë),” shkroi ajo.

Barker u ul në një gju në tetor një vit pasi çifti u lidh/ Ai e bëri propozimin në plazhin e Santa Barbara – i njëjti qytet me dasmën e tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X