Monday, May 12, 2025
spot_img

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në orën e parë të votimit

- Advertisement -..

Dita e votimeve ka nisur… por pa ndonjë vrull të madh! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe shifrat tregojnë se, deri në orën e parë të hapjes së qendrave, vetëm 1.81% e votuesve kishin hedhur votën e tyre.

Nga 937 qendra votimi që kanë raportuar deri tani, duket se entuziazmi i mëngjesit nuk ka qenë fort i madh — megjithatë, kjo është një rritje e lehtë krahasuar me zgjedhjet lokale të dy viteve më parë.

Për krahasim, në zgjedhjet e përgjithshme të katër viteve më parë, pjesëmarrja në orën e parë ishte 3.37% — pra dukshëm më e lartë.

Tani pritet të shihet nëse pjesëmarrja do të vijë në rritje gjatë ditës, apo nëse shqiptarët do të preferojnë më shumë plazhin se fletën e votimit…

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X