Yjet e Manchester City festuan me trajnerin Pep Guardiola deri në orët e para të mëngjesit të së hënës pas triumfit në “Premier League”.
‘Qytetarët’ siguruan kurorën e tyre të katërt në pesë vitet e fundit pasi mposhtën Aston Villa 3-2 në ditën e fundit të sezonit. Skuadra e Steven Gerrard kryesoi 2-0 në Etihad falë golave të Matty Cash dhe Philippe Coutinho. Por, Ilkay Gundogan shënoi një gol në minutën e 76-të me Rodri që shënoi golin e barazimit disa momente më vonë. Dhe ishte sërish Gundogan që i dha fitoren Cityn me golin e tij të dytë në minutën e 81.
Duke folur pas ndeshjes për ‘Sky Sports’, Jack Grealish tha me shaka se do të festojë për tre netët e ardhshme pasi fitoi kupën e tij të parë të madh. Dhe ai u fotografua së bashku me shokët e tij të skuadrës në ‘The Ivy’ deri në orën 3 të mëngjesit.
Jack Grealish duke u mbajtur nga truprojat teksa u largua.
Ilkay Gundogan me bashkëshorten me të cilën u martua pak ditë më parë pesë muaj pasi u fejuan.
Kevin De Bruyne me bashkëshorten Michele Lacroix.
Pep Guardiola i relaksuar dhe gati për festë.
Bernardo Silva dhe e dashura e tij.