Aktori i dashur për publikun, Jul Deda, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku i ka uruar të birit të tij, Mateo Dedës, ditëlindjen.
Në një postim emocionues në Instagram, ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, ka publikuar një foto të Mateos, i cili duket duke luajtur futboll me fanellën e ekipit të Tiranës.
“Gëzuar ditëlindjen, biri im, kampioni im, krenaria ime!”, shkruan aktori, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë për të birin, që duket se po ndjek një karrierë premtuese në sport.
Postimi i Dedës ka marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente nga ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilët kanë uruar Mateon për ditëlindjen dhe për sukseset në futboll.