Kris Jenner, ka kaluar Ditën e Falenderimeve, festë zyrtarë amerikane, me vajzën e saj Khloe dhe fëmijët e kësaj të fundit.
Ajo që bie më shumë në sy është ndryshimi drastik që “mama-menaxherja” ka bërë, pasi vetëm si një 69-vjeçare që nuk duket.
Kris gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për kujdesin që ajo bën ndaj vetes, ashtu sikurse dhe për pamjen e saj gjithnjë e më rinore.
Prej disa vitesh e kemi parë me flokë shumë të shkurtra, që në fakt përfaqësonin më së miri rolin e saj si menaxhere të vajzave të saj, por tashmë Jenner ka vendosur që të rrisë flokët, e t’i bashkohet trendit më të fundit për këtë sezon, atë të “bob hair”.
“Bob hair”, shtuar me balluke, është modeli më i ri i flokëve për Jenner, e cila duhet thënë i përshtatet shumë mirë, ashtu sikurse vet 69-vjeçarja e ka treguar gjithnjë me zgjedhjet e saj në fashion se nuk bie pre e moshës, por dëshiron të mbajë veten sa më mirë.