- Advertisement -..
Ishin të pandashëm pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Aq shumë, sa edhe nisën një emision online me njëri-tjetrin.
Por, nëse nuk është skenar për pak zhurmë, Vullneti dhe Gresa nga sot e kanë prishur miqësinë e tyre.
Kjo lihet të nënkuptohet me postimet e njëri-tjetrit që janë kunja në distancë.
Ata nuk ndiqen më teksa Gresa ka njoftuar se e ka “pastruar” Instagram-in.
I menjëhershëm ka qenë i Vullnetit: “Udha e mar t’koftë”.
Çka mund ta ketë shkaktuar këtë gjë? Do kuptohet, nëse është e vërtetë!
