Saturday, July 27, 2024
spot_img

Kristina Baki zbulon emrin e vajzës dhe kuptimin e tij të veçantë

- Advertisement -..

Pavarësisht se sa e vështirë ishte për të Kristina Baki e ka gjetur emrin e vajzës së saj që tani që ajo nuk ka ardhur ende në jetë.

Modelja shqiptare ka realizuar para pak ditësh baby-shower e saj mes mikeshave dhe familjarëve pjesë të të cilit i ka hedhur edhe në kanalin e saj të YouTube. E pikërisht aty ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.

“Në ditën e baby-shower dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë. Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë. Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë.”-tha ajo.

Modelja është shfaqur e veshur me një fustan karamel, të shkurtër e të hapur dhe pa dyshim buzëqeshja nuk ka munguar në portretin e saj. Kristina nuk ka ngurruar të ndajë foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale dhe është vënë re që mes mikeve të saj kanë qenë edhe shumë vajza të njohura të ekranit si Adrola Dushi, Viola Spiro, Enxhi Nasufi apo Drilona Boçi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X