Thursday, May 15, 2025
spot_img

Krizë në marrëdhënien e Adelina Tahirit

- Advertisement -..

Adelina Tahiri i rikthehet muzikës. Pas një pauze të gjatë dhe angazhimit të saj në familje, por edhe në spektaklin “Dance with me”, tashmë Adelina ka sjellë për fansa e saj këngën “Fati jem”. Balada, e cila ka vetëm pak orë që është publikuar, duket më së shumti si një dedikim për bashkëshortin. Vetëm pak javë më parë, këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, bëri me dije se me bashkëshortin e saj ishte në krizë.

Kënga flet për ndarje dhe është një baladë e ndjerë dhe ndjekësve dhe fansave të saj menjëherë u shkoi mendja se kjo ishte një dedikim. Vet Adelina nuk ka folur dhe nuk ka zbuluar më se çfarë ka ndodhur me martesën e saj, por kohët e fundit kanë munguar fotografitë e përbashkëta, por vazhdojnë të figurojnë ato të vjetrat. Gjatë një interviste në “Zemër Luana”, e pyetur se kur ka qenë periudha më e keqe me bashkëshortin ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nënkuptohet për një problem mes tyre.

Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Edhe mund të vijë”. Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur hapur për marrëdhënien e saj 9-vjeçare me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Këngëtarja zbuloi se çfarë e kishte tërhequr nga partneri, si dhe zbuloi se dyshja ishte duke jetuar një krizë në martesë. “Nuk e dija në fillim që ka lekë, kisha edhe në familjen time, por sjella e tij ishte gjëja e parë që desha. Fillimisht ishte shoku im, pastaj partneri. Jam e re, kam kohë për dasmë. Ndoshta edhe do e bëj, ëndrra ime është që të jem nuse. Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhë të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendon ndarjen, nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë! Paragjykimet i kam përjetuar shumë rëndë, edhe pse e buzëqeshur në rrjetet sociale, por jam copëtuar. Më kanë përfshirë familjen, isha shtatzënë, por më shanë fëmijën”, u shpreh Adelina.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X