Këngëtarja Selena Gomez, teksa ka qenë e ftuar në një intervistë ka folur për marrëdhënien e saj me të dashurin aktual Benny Blanco.
Aktorja u shfaq në emisionin “The Late Show” ku mori shumë pyetje për partnerin e saj.
“Nëse nuk e keni problem të pyes, ku po shkon kjo marrëdhënie?” E pyeti moderatori këngëtaren.
Mirëpo Selena u tregua e rezervuar pasi nuk ndau detaje por tha: “Nuk jam e sigurt se ku po shkon,por po kaloj shumë mirë”
Më pas ajo u pyet edhe njëherë se “cilat janë qëllimet e tua në këtë marrëdhenie”, pyetje të cilës Selena iu përgjigj duke thënë se e do shumë partnerin e saj duke theksur se ai është dhe një kuzhinier shumë i mirë.