Sunday, November 10, 2024
spot_img

Kujt i thotë me mungon Nora Istrefi? Robert Berisha ka dicka për të thënë..

- Advertisement -..

“Më mungon” është kënga më e fundit që solli Nora Istrefi. Bëhet fjalë për një baladë përmes së cilës këngëtarja flet për një dashuri të humbur. Por kujt i thotë më mungon Nora? A është një dedikim për ish partnerin e saj, babain e vajzës Robert Berisha?
Ky i fundit, gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi për mediat në Kosovë, nuk i ka shpëtuar kësaj pyetje. Kur u pyet se “nëse mendon që kënga ‘Më mungon’ është dedikim për të”, Roberti tha nuk beson se ia ka dedikuar një personi.

“Kjo pyetje iu shtrohet shpesh këngëtarëve. Këtë mund të ia bëni reperëve sepse ata i shkruajnë vetë tekstet për vete. Përveç hartimeve që ka shkruar në shkollë fillore, Nora nuk ka shkruar kurrë tekst. Shkruan tjetërkush për neve. Kështu dhe unë.
E paguan tekstin, çfarë është më ‘in’ kohëve të fundit. Tetë milionë këngë janë ‘Më mungon’, ‘Pse shkove’, ‘A po kthehesh’, kështu që s’e besoj që ia ka kushtuar dikujt”, tha Roberti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X