Kur shohim njerëz të vdekur në ëndërr do të thotë se ata kanë një mesazh, që mund të jetë në formën e një qortimi apo një këshillë, mendojnës misticistët.
Psikologët theksojnë se të shohësh në ëndërr të afërm apo miq të vdekur, kjo tregon shenja depresioni apo të ndjenjës së gabimeve ndaj tyre.
Gjithsesi le t’i hedhim një sy më të thellë këasj çështjeje mistike duke u munduar të kuptojmë çfarë mesazhi mund të përftojmë nga njerëzit e vdekur që tashmë janë veçse në kujtesën tonë.
Studimet e sotme mbi ëndrrat i kushtojnë jo mjaftueshëm disa ngjyrimeve të ëndërrave: imazhi i personit që shohim në ëndërr (në varr e i vdekur ose i lumtur dhe i gjallë), ndoshta rikthehet në jetë përballë nesh, apo thjesht nuk e kujtojmë në ëndrrën tone, se ky njeri ka vdekur kohë më parë.
Interpretimet rreth ëndrrave me individët e vdekur
Mendohet se ëndrra me një person që ka vdekur (bashkëbisedimi me të, dëgjimi i këshillave të saj apo atij apo ndjekja e këshillave), është një shenjë e ndryshimit apo lajmeve të papritura në jetë.
Literatura e krishterë e interpretimit shpesh thekson se ne shohim ëndrra të tilla, kur shpirti i një të afërmi apo miku të vdekur nuk ka gjetur akoma paqen, ndaj është e këshillueshme të mbahen ceremoni përkujtimore në varreza duke përmbushur kërkesat e personit – për shembull nëse i vdekuri kërkon ushqim në ëndërr.
Interpretimet pagane të ëndrrave të mbërritura në ditët tona theksojnë veçanërisht plotësimin e kërkesave të personit të vdekur, për të mënjanuar zemërimin e Perëndisë.
Të ëndërruarit e një pesoni të vdekur nuk është gjithmonë diçka e frikshme, por shpesh mund të jetë një ogur i mirë, madje shuë i mirë.
Në rastin ku shihni një individ që kthehet sërish në jetë, kjo mund të tregojë se diçka e humbur do të kthehet sërish (vlerë monetare, asete, ose edhe statusi social).
Libra të tjerë i interpretojnë këto ëndërra si shenjë e ngjarjeve të mira në familje, p.sh., martesë, fëmije, apo diçka të mirë në përgjithëse.
Qasje të tjera pretendojnë se kur një ëndërr e tillë shihet para dasmës është një paralajmërim kundër martesës që po ndodh duke paralajmëruar një martesë të dështuar.
Po në lidhje ëndërrat e tilla me njerëz të afërm?
Në fakt nuk ekzistojnë interpretime të plota. Shumë interpretime e lidhin shikimin e ëndërrave me të afërmit si paralajmërim i trazirave shpirtërore apo në familje.
Në raste të tjera theksohet kur një person komunikon me prindin apo prindërit e vdekur, kjo mund të ndihmojë në gjetjen e paqes shpirtërore e madje mund të ndikojë edhe në të mirë të familjes apo në suksese në aspekte të ndryshme të jetës.
Shumica e interpretimve theksojnë gjithashtu se nuk jemi ne që kemi në dorë nëse mund të shohim apo jo njerëzit afërm që kanë vdekur në ëndërr, por janë ata që kërkojnë të shfaqen në ëndërrat tona