Modelja e njohur, Bella Hadid i ka lënë të gjithë “gojëhapur” mbrëmjen e djeshme. Ajo doli gjysmë e zhveshur në një pasarelë në Javën e Modës në Paris.
Duke qëndruar në mes të hapësirës së shfaqjes në një katror të bardhë me ngjyra të ndezura, modelja u rrethua nga teknikë, të cilët filluan duke e spërkatur për të krijuar një fustan të bardhë në trupin e saj.
Bella u shndërrua në një pëlhurë të vërtetë, përmes një teknike të krijuar nga kompania spanjolle Fabrican.
25-vjeçarja bëri historinë e botës së modës falë sfilatës në të cilën mori pjesë.
Shtëpia e modes ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram videon ku tregohen momentet kur katër artistë kanë krijuar këtë fustan të bardhë.