Pyetja se kush shpenzon më shumë para – meshkujt apo femrat – nuk është thjesht një debat klishe, por një temë ku statistikat flasin qartë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Bureau of Labor Statistics në SHBA dhe analizave të tjera globale:
Meshkujt shpenzojnë më shumë në total, mesatarisht $3,434 në muaj, krahasuar me $3,237 që shpenzojnë femrat. Diferenca lidhet kryesisht me faktin që meshkujt zakonisht kanë të ardhura më të larta dhe priren të shpenzojnë më shumë për makina, pajisje teknologjike, argëtim dhe restorante.
Nga ana tjetër, femrat dominojnë shpenzimet në kategoritë e kujdesit personal, shëndetësi, edukim dhe ushqim – domethënë tek nevojat bazike dhe mirëqenia afatgjatë.
Një tjetër fakt interesant? 85% e vendimeve të blerjes në familje merren nga gratë, të cilat kryejnë 89% të blerjeve të përditshme. Ato janë më të kujdesshme, bëjnë krahasime çmimesh, përdorin kupona dhe kërkojnë oferta.
Ndërkohë, meshkujt rezultojnë më impulsivë në vendimmarrjen e tyre ekonomike, veçanërisht kur vjen puna te blerjet e shtrenjta apo luksoze.
Ky ndryshim në mënyrën e menaxhimit të financave ngre një pyetje interesante: A është sasia e shpenzimeve ajo që ka rëndësi, apo mënyra si menaxhohen ato?
Po ju ç’mendoni? Kush e menaxhon më mirë portofolin në një familje – femrat apo meshkujt?