Friday, December 27, 2024
spot_img

“Ky është çmimi që duhet të paguash kur…”/ U shfaq e përlotur në rrjetet sociale, si reaguan personazhet publike ndaj Beatrix Ramosajt

- Advertisement -..

Të shumta kanë qenë reagimet pas videos së Beatrix Ramosaj, e cila u shfaq e përlotur në rrjetet sociale duke u shprehur se prej tre muajsh po bullizohet.

Mes shumë mbështetësve të saj, komentet inkurajuese nuk kanë munguar as nga figurat publike, që kanë dënuar bullizmin online e i kanë dalë në krah këngëtares.

Einxhel Shkira, me të cilën Beatrix ka patur një raport shumë të mirë në “Big Brother VIP” i ka bërë reply komentit të një faqeje që i thotë Beatrix të bëhet si Einxhel, duke shkruar: “Nuk paske lënë vend për mua për të folur. Bëje këtë botë tënd dhe bëj që lumturia të jetë i vetmi limit i yti”.

Ndërkohë një mesazh shumë inkurajues Beatrix e ka marrë nga këngëtarja Leonora Jakupi, që i shkruan se këto janë çmimet që paguajnë personazhet publike por i rikujton se duhet të jetë krenare për atë që është dhe përfaqëson.

Liria vjen kur ti mëson të lësh që të largohen, krijimi vjen kur ti mëson të thuash jo”– shkruan Kelvi Kadilli kurse Olta Gixhari ka zgjedhur ta inkurajojë duke shkruar: “Sa e bukur je”.

Sakaq, nuk kanë munguar as komentet nga familjarët e tjerë si Angelina Hadërgjonaj, Antigona Ramosaj, Albërie Hadërgjonaj, Argjentina Ramosaj. Mes personazheve të tjerë që kanë komentuar në postimin e saj janë: Fifi, Dafina Zeqiri, Antonela Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X