Teksa jemi në fillim të sezonit të ri televiziv, autorja, Olsa Muhameti ka rikujtuar ata që duan të jenë pjesë e këtij programi të aplikojnë.
Muhameti ka paraqitur në Instastoryn e saj një shembull formulari për aplikim, dhe ndërkohë që e shfleton një nga pyetjet ka marrë vëmendje të madhe.
“A je gati të bësh gjithçka për show,” është një ndër pikat e formularit që duhet plotësuar nëse don të bëhesh pjesë e Për’puthen.
Kujtojmë që nuk kanë qenë të pakta rastet kur programi i dashurisë dhe veçanërisht Olsa Muhameti janë akuzuar për skenare të parapërgatitura, vetëm për të bërë show.