Saturday, December 28, 2024
spot_img

Ky sezon duket se është plot surpriza! Fejohet Dua Lipa?

- Advertisement -..

Dua Lipa dhe Callum Turner duket se kanë shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tyre personale, pasi mendohet se aktori britanik i ka propozuar këngëtares gjatë festimeve të Krishtlindjeve, me një gjest të ngrohtë dhe romantik.

Çifti është në një lidhje për më shumë se një viti dhe janë pothuajse të pandashëm nga njëri tjetri.Callum gjendet gjithmonë pranë Duas në çdo moment të veçantë për të, për ta mbështetur.

Mund të themi se ata e preferojnë shumë privatësinë duke dashur të qëndrojnë larg syrit të mediave.

Postimi i fundit i Dua Lipas ka ngritur dyshime për një fejesë të mundshme, pasi në dorën e saj mund të shohim një unazë me diamant, tipike për propozime.


Duket se ky sezon i festave, qenka dhe ai i dashurisë, pasi burime të afërta me ta janë shprehur se familja e artistes e mbështet lidhjen e saj dhe janë shumë pozitivë drejt Callum. Festat e fundvitit ata i kanë kaluar bashkë me familjen dhe miqtë e ngushtë, si dhe planifikojnë të bëjnë gjatë natës së Vitit të Ri.

Ende nuk ka një koment apo konfirmim nga ana çiftit, por ky lajm i ka emocionuar fansat e tyre, ndërkohë që ata vazhdojnë të jetojnë momentet e tyre private, duke krijuar kujtime të bukura.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X