Kylie bëri daljen e parë publike në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës së dytë.
Bukuroshja kishte anashkaluar pjesën më të madhe të rrugës promovuese të shfaqjes së re të familjes së saj, “The Kardashians”.
Por, pronarja e Kylie Cosmetics, ka mahnitur me paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës në premierën e shfaqjes “Hulu”, në Goya Studios në Los Angeles të enjten mbrëma.
Motra më e vogël e familjes mbërriti më vonë se yjet e tjerë të spektaklit, duke bërë që të jetë në qendër të vëmendjes me një fustan lëkurë të ngushtë, i cili tregonte fizikun e saj të tonifikuar.