Saturday, April 19, 2025
spot_img

Laerti rrëfen historinë e tij të dashurisë në ‘BBV4’ banorêt shkrihen gazit

- Advertisement -..

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel.

Pasi darkuan të gjithë bashkë, katër banorët e këtij edicioni të katërt të reality show-t u vendosën përballë pyetjeve të tyre.

Bieta Sulo i bëri një pyetje Laert Vasilit, në lidhje me çiftet që u krijuan në këtë BBV 4.

“E kam pyetjen për Laertin. Historia e vërtetë e dashurisë brenda kësaj shtëpie, e këtij edicioni?”, ishte pyetja e moderatores së emisionit “Ftesë në 5”

Nuk ishte Laerti ai që dha përgjigjen e pari pasi menjëherë Gjesti u shpreh:

“Nuk ka”, duke shkaktuar të qeshura mes të ftuarve dhe katër finalistëve.

Ndërkohë aktori i njohur u përgjigj:

“Historia e vërtetë e dashurisë ka qenë mes meje dhe Aldos”, duke shkaktuar edhe të qeshura.

Menjëherë ia pret Rozana:

“U gropos fare. E groposi veten”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X