Monday, April 28, 2025
spot_img

Laerti thyen heshtjen: flet për lidhjen me transgjinoren

- Advertisement -..

Një nga deklaratat më të pavenda pas Big Brother ishte e Amberit pasi doli nga shtëpia, se Laerti kishte pasur një lidhje me një shoqe të sajën transgjinore.

“Kjo është goca që ka qenë Laerti i lidhur një vit e gjysmë në Greqi. [Ajo] është transgjinore e famshme në Greqi. Dhe pavarësisht që e ka thënë që ishte mision, historia është e vërtetë,” shkroi atëherë Amberi mbi foton e një gruaje.

Megjithatë, dje Amber e bëri lëmsh zbulimin e saj “investigativ”, duke thënë një herë që nuk ishte vajza në foto personi me të cilën Laerti ishte marrë, por gjithsesi ajo e kishte të konfirmuar se ai kishte pasur lidhje me një transgjinore në Greqi.

Kthehemi pas në Big dhe kujtojmë që kjo rrëmujë nga Amberi, erdhi pasi Laertit i ishte dhënë misioni i 2 të vërtetave dhe 1 gënjeshtre, për të cilën Laerti më pas shpjegoi se gënjeshtra kishte qenë lidhja me një transgjinore. Dje, Laerti sqaroi Amberin një herë e mirë:

“Të kam treguar këtë histori që është e vërtetë. Një çun balerin, bënte hijen e personazhit tim derisa vritesha. Pas shumë vitesh në një party, të kam thënë më afrohet një vajzë shumë e bukur, bionde, vjen drejt meje dhe më thotë në vesh: ‘Nuk më mban mend? Jam…’ s’po ia them emrin. Dhe unë aty kuptoj që ishte ai që bënte personazhin tim.”

I pyetur sërish nga Amberi nëse i vinte turp të pranonte lidhjen me një transgjinore, rasti konkret me të cilën sipas Amberit kishte bërë shumë bujë në Greqi, Laerti u përgjigj:

“Për mua është turp?! Unë kam pranuar që kam bërë gjithçka dhe nuk kam turp nga asgjë. Historia që e njoh ka qenë e vërtetë, por jo që kam qenë (i lidhur) me të.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X