Monday, November 25, 2024
spot_img

Lajm i mirë! Rusia lejon eksportin e grurit nga Ukraina

- Advertisement -..

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se anijet që transportojnë drithë mund të largohen nga portet e Ukrainës në Detin e Zi nëpërmjet korridoreve humanitare. Sipas kësaj ministrie, një lëvizje e tillë do të mundësohet edhe nga sigurimi nga trupat detare ruse, gjë që u pa edhe në të parën anije të mallrave që la portin e Mariupolit gjatë kësaj jave.

Ky është një lajm pozitiv, duke pasur parasysh faktin se liderët më të mëdhenj botërorë kanë paralajmëruar një krizë të mundshme ushqimore që do të prekë të gjithë botën, referuar edhe faktit që Ukraina është një nga vendet e cila kryen më shumë eksport të drithit.

Portet janë bllokuar për eksporte që nga fillimi i pushtimit në shkurt. Ka pasur përpjekje diplomatike ndërkombëtare për të rivendosur rrugët, duke përfshirë një apel për veprim nga OKB muajin e kaluar.

Ukraina është një eksportues i madh i drithit dhe paaftësia e saj për të eksportuar të korra ka çuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimeve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X