Festim Arifi i njohur me emrin e artit si Lyrical Son dhe gruaja e tij, Gresa kanë festuar së fundmi 8-vjetorin e martesës së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave me emrin Eva dhe Erika, që duket të jenë ‘triumfi’ më i madh i çiftit.
Mirëpo në këtë ditë të rëndësishme, reperi nuk ka mundur të jetë pranë bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto nga dasma duke shkruar: “Gëzuar përvjetorin!” Teksa e ka ripostuar foton, reperi shkruan: “Urime zemër. Edhe pse larg fizikisht, afër në zemër të kam gjithmonë”.