Ndonëse sot ajo është e njohur nga Përputhen, ky program i ka kushtuar asaj netë të tëra pa gjumë.
Kështu është shprehur Ledjana Prenga, e cila përveç të mirave ka renditur edhe gjërat negative që ka përjetuar nga emisioni i dashurisë.
Në një bisedë virtuale në Instagram, ish-konkurentja e Përputhen ka ndarë eksperiencën e saj me një ndjekës që pritej të futej në këtë program dhe shfaqej i frikësuar.
Si për t’i dhënë zemër, Ledjana i ka treguar momentet e saj më të këqija në emision të cilat e kanë bërë më të fortë.
“Maksimumi do qash si unë, do marrësh ca pauza, s’do të zërë gjumi disa netë rrjesht nga komentet, por të gjitha këto do të bëjnë më të fortë dhe kjo do të sherbejë gjithmonë në vazhdim,”-shkruan Prenga.