Ledri Vula është si vera, sa më shumë kalojnë vitet aq më i pëlqyer bëhet për publikun.
Reperi është shumë i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Përpos performancave elektrizuese, Ledri e shfrytëzon këtë moment edhe për të komunikuar me fansat.
Së fundmi në një koncert ai i është drejtuar një fanses së tij e cila ishte vetëm 13-vjeçe.
Kur mori vesh moshën Ledri u habit, por kjo nuk e ndaloi t’i jepte një këshillë: “Erta nëse ndonjë djalë të ngacmon thuaj përveç zemrës krejt t’i fali”.
Momenti është xhiruar nga të pranishmit duke u bërë më pas viral në rrjetet sociale.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Ledri ka qenë i ftuar për të performuar në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.