Saturday, July 27, 2024
spot_img

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone fotografohen në momente tensioni. Çfarë ndodhi mes tyre?

- Advertisement -..

Ndoshta disa njerëzve nuk u pëlqejnë shëtitjet e gjata në plazh? Camila Morrone u shfaq dukshëm e mërzitur gjatë një shëtitjeje në Malibu me të dashurin Leonardo DiCaprio gjatë fundjavës.

Modelja 24 vjeçare dhe aktori 47 vjeçar janë kapur nga paparacët teksa ecnin krah për krah përgjatë bregut, të dy zbathur. Gjatë atij që dukej si një diskutim i tensionuar me DiCaprion, Morrone u pa duke bërë një shprehje fytyre të mërzitur dhe një gjest me dorën e saj. Ylli i “Wolf of Wall Street” dukej se po dëgjonte me vëmendje ndërsa shikonte poshtë.

Në një moment tjetër, të dy janë fotografuar duke u kapur për dore dhe duke parë njëri-tjetrin.

Fituesi i Oscar-it më pas u mundua të qetësonte partneret e tij në dukje të shqetësuar dhe i dha një puthje në ballë.

DiCaprio dhe Morrone zgjodhën të dy veshje të gjera dhe me ngjyra matchy-matchy. Ajo kishte veshur një pulovër ngjyrë bezhë dhe një fund të bardhë, ndërsa ai i kombinoi pantallonat e shkurtra bezhë me një bluzë të bardhë të thjeshtë. Modelja e plotësoi look-un e saj me një varse të bardhë kurse aktori kishte vendosur një kapele bejsbolli.

Aktori i “Don’t Look Up” ka qenë në një lidhje me Camila që nga dhjetori 2017 pasi njerku i saj Al Pacino i kishte prezantuar ata vite më parë. Dhe ndonëse kanë marrë pjesë në shumë evente të profilit të lartë, të dy çdo herë ecin të ndarë në tapetin e kuq. Pasi u konsiderua për vite e vite me radhë “beqari legjendar i Hollywoodit”, aktori i Titanikut duket se më në fund gjeti lumturinë pranë modeles 24-vjeçare me origjinë argjentinase e cila, sipas shumë njerëzve, mund të jetë “e duhura”.

Sigurisht, e njëjta gjë u tha edhe për Gisele Bündchen dhe Bar Refaeli (me të cilët Leonardo DiCaprio kishte dy lidhje të gjata dashurie), por si asnjëherë më parë Leo duket se më në fund është gati të bëjë hapin e madh duke ndjekur gjurmët e ish-beqarëve të tjerë tepër të lakmuar si George Cooley apo Princ Harry, tani “lumturisht” të martuar dhe me fëmijë.

Leonardo dhe Camila janë në lidhje prej më shumë se katër vitesh dhe sipas disa burimeve shumë të afërta me çiftin, dy zogjtë janë çmendurisht të dashuruar me njëri-tjetrin: “Camila është vajza e ëndrrave të tij”, ka thënë një person i brendshëm për ET Online ” Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë, plus që shkon mirë me familjen e tij dhe anasjelltas. Tani ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duket se funksionojnë në mënyrë perfekte ”. Kjo shpjegon pse Morrone tani do të përkufizohej nga të gjithë si “The One”.

Pavarësisht diferencës prej 23 vitesh që kanë (ai është 47 vjeç, ajo është 24 vjeç) DiCaprio dhe Morrone duket se shkojnë mirë  dhe bien dakord deri në pikën që aktori hollivudian të mendojë të krijojë një familje me Camila. A mund të jetë dëshira për ta bërë botën një vend më të mirë që lidh çiftin në një mënyrë të pazgjidhshme? Kush e di, ndërkohë që po mbajmë nën vëzhgim gishtat e unazës së Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone, kurrë nuk i dihet se një unazë e bukur e fejesës mund të shfaqet brenda natës …

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X