Një letër emocionuese ka mbërritur në Ferma VIP për Albën.
Ishin pikërisht prindërit e fermeres ata që surprizuan dhe përlotën jo vetëm Albën, por gjithë publikun.
Me anë të letrës, i treguan vajzës së tyre se janë krenar për të për gjithë rrugëtimin në fermë dhe jetë. Gjithashtu nënvizuan se fokusi i vetëm në qëndrimin në fermë për ta është Alba.
Sa i përket ngjarjeve në fermë, referuar marrëdhënies me Limin, ata shkruajnë se zgjodhën të heshtin.
Kjo letër përloti shumë Albën, kjo pasi në spektaklin e kaluar, familjarët nuk kishin pranuar që të takonin vajzën e tyre në fermë.
LETRA E PLOTË:
E dashur vajza jonë, Alba,Dita kur ti linde solli në jetë një bukuri, ashtu siç je ti. Na fale gëzimin më të madh në jetë, të jemi prindër për herë të parë. Që nga ai moment, jetët tona ndryshuan dhe nuk ndalën për asnjë çast, për të arritur këtu ku jemi.
Me qëndrimin tënd në Ferma VIP, fokusi ynë je ti dhe vetëm ti. Të kemi parë të fortë, ashtu siç je edhe në jetë.
Për ngjarjet në fermë, ne zgjodhëm heshtjen. Ne, si prindër, zgjodhëm heshtjen. Heshtja ka një mision në jetë, dhe ai është të falësh mirësi. Këtë duam edhe nga ty, të shijosh të mundurën, edhe kur duket e pamundur.
Siç shkruan edhe Dostojevski: Më jep një dhimbje që të të fal një kryevepër, dhe kryevepra jonë je ti.
Shijoje qëndrimin tënd në Ferma VIP. Të duam pafund, deri në frymën e fundit.
Mami dhe babi!
“Tekstin e ka formualuar babi, por shkrimin e ka bërë mami. Babi ka mbaruar Univeristetin për Gjuhë Shqipe dhe ka shumë botë. Gjatë gjithë eksperiencës që kam pas në jetë, nuk kanë dyshuar tek zgjedhjet e mia. I dua shumë dhe mezi pres që ti takoj. Do doja sonte të dilja nga këtu. Të ikja tek shtëpia ime”, tha e përlotur Alba.