Në episodin e dytë në “FLET” me Ilnisa Agolli, ishte e ftuar Adriana Matoshi. Aktorja e njohur foli për shumë momente të rëndësishme të jetës së saj, ndër ti edhe për historinë e saj të dashurisë, ku u paragjykua shumë nga populli shqiptar. Ajo ka pasur një lidhje me futbollistin me origjinë nga Afrika e Jugut, Keith Groeneveld.
Adriana: Çfare më lidh mua me Afrikën, unë kam shkuar shumë larg, unë me Afrikën kam dashur të bashkoja botën po s’më lan…Unë në atë periudhë jam kënaqur dhe në të gjitha periudhat e jetës e gjej një moment që kënaqem edhe se unë i përjetoj, e nuk jam pishman kam përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme, dashuri që zgjati 3 vite unë nuk kam thënë që do zgjaste gjithë jetën unë dhe me ish-bashkëshortin tim që kam 4 fëmijë nuk ka zgjatur, dashuritë e mëdhaja ekzistojnë, por në një raport të përjetshëm ti nuk e di ça pret