Armina Mevlani është e prerë kur thotë se nuk ka asgjë të keqe të dashurosh dikë me fëmijë.
Në ‘Goca dhe Gra’ është diskutuar sonte rreth vështirësive të grave të divorcuara dhe me fëmijë për të rigjetur dashurinë. Në një moment dikush e quajti ‘sakrificë’ faktin që mund të lidhesh me dikë me fëmijë, gjë që nuk i pëlqeu aspak blogeres.
“Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë.”-tha ajo.
Partneri i blogeres, Shkëlzen Berisha, nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit. Pak javë më parë, Armina tregoi se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. “Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina.
Blogerja është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet ajo. “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”.– deklaroi ajo para pak javësh.