Njëri nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip është edhe ajo mes Einxhel Shkira dhe Dj Dagz.
Lidhja e tyre po ecën për mrekulli por në fillimet e saj njëri nga njerëzit që nuk i besuan kësaj lidhje ishte babai i Einxhel, madje ai nuk kishte pranuar as ta takonte Dagzin duke e konsideruar lojë.
“Unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, tha Muzaferi në muajin Shkurt, i ftuar te “Shqipëria Live”.
Por sot pasi kanë kaluar disa muaj duket se babai i moderatores është bindur se lidhja e vajzës së tij me Dj e njohur është e vërtetë.
Teksa moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë partnerit, vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i babait të saj.
“Yjeeeeee”, ka shkruar Muzafer, në foton e çiftit.