Friday, June 27, 2025
spot_img

LISTA/ Këto janë 10 qytetet me nivel më të lartë jetese për vitin 2025

- Advertisement -..

Njesia e Inteligjencës Ekonomiste (EIU) ka publikuar listën e re me 10 qytetet me nivel më të lartë jetese për vitin 2025.

Nga renditja e re, duke se Vjena pas tre vitesh radhazi ka humbur vendin e parë në renditjen e qyteteve më të përshtatshme për të jetuar në botë.

Këtë vit Vjena renditet e dyta,  bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin.

Kopenhageni, i cili shënoi “shkëlqyeshëm” në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë, tani ka marrë vendin e parë nga 173 qytete, ndërsa Vjena ndan vendin e vendin e dytë me Cyrihun e Zvicrës. Melburni i Australisë ka ruajtur vendin e katërt, ndërsa Gjeneva e Zvicrës është ngjitur në vendin e pestë në listë.

Sidnei i Australisë u ngjit në renditje, duke kaluar nga vendi i shtatë në të gjashtën, ndërsa qyteti japonez i Osakës dhe Auckland i Zelandës së Re ndajnë vendin e shtatë.

Në vendin e nëntë, Adelaide ishte qyteti i tretë australian që hyri në dhjetëshen më të mirë, ndërsa Vankuveri i Kanadasë plotësoi dhjetëshen më të mirë.

Lista e 10 qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2025 është:

Kopenhagen, Danimarkë
• Vjenë, Austri (barazim)
• Cyrih, Zvicër (barazim)
• Melbourne, Australi
• Gjenevë, Zvicër
• Sidnei, Australi
• Osaka, Japoni (barazim)
• Auckland, Zelanda e Re (barazim)
• Adelaide, Australi
• Vankuver, Kanada

Qytetet më të këqija për të jetuar

Siç pritej, Damasku i Sirisë mbeti qyteti më i keq për të jetuar gjashtë muaj pas rënies së ish-Presidentit Bashar al-Assad. Tripoli i Libisë është qyteti i parafundit në listë.

Kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, u rendit i treti nga fundi, ndërsa Karachi i Pakistanit dhe Algjeria u renditën të katërtit dhe të pestit midis qyteteve me nivel më  të ulë t jetese.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X