Ish-banorja e “BBV”, e ftuar në “Pardon My French”, ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…
Gjatë kohës së qëndrimit të saj brenda në shtëpi për më shumë se 60 ditë a ka pasur vërtetë Livia një pëlqim për ndonjërin nga djemtë?
“Jo, sepse po të kisha pasur një pëlqim do të ishte dukur. Nuk kam pasur pëlqim për asnjë person. Në fillim sigurisht u mashtrova pak nga ato avancat e Aldos, thashë që ky mund të jetë një djalë që mund t’ia vlejë por shyqyr që nuk gabova me ato perceptimet. Jo nuk më pëlqen aspak. Madje është një nga ato elementë që mezi presë që të dalë sepse nuk mund ta shoh në shtëpi. Është tepër skuth”.
Po raporti që Aldo ka me Rizartën? Çfarë mendon Livia?
“Është situatë shumë e neveritshme, nuk shihet me sy dhe nuk ka pikën e ndjenjës. Që kur tentoi të më afrohej mua me zor, kot nuk e kam quajtur përndjekës. Nuk e duroja. Nuk kisha aspak kimi. Unë e kam thënë që unë kam një intuitë të paktën për çfarë më përshtatet mua”