Tuesday, March 25, 2025
spot_img

Livia reagon e revoltuar pas deklaratës së Jozit:”Do ta denoncoj”

- Advertisement -..

Liva, ish-banore e BBV, gjatë intervistës për emisionin “S’e luan Topi”, deklaroi se po mendon të denoncojë Jozefin Markun, (Jozin) pas një deklarate të këtij të fundit.

Liva u shpreh se deklarata e Jozit është denigruese dhe shkelje e imazhit.

Ndër të tjera ajo tha se është shumë e revoltuar për këtë deklaratë.

“Kur ka flejt me atë që ka dalë jashtë, mos t’ia përmend emrin, ça s’kemi parë duke bërë jashtë jorganit. Në rregull? U kry? Unë e kam parë se çfarë ka bërë. Çfarë s’kanë bërë”, ka thënë Jozi për Livian dhe Rozanën.

Ish-banorja i përgjigjet duke thënë “Ky njeri tregon veten që në më momentin që kur flet për dikë thotë ‘atë tjetrën’. Për mua ky djalë është shumë vulgar. Por, kjo është një deklaratë shumë denigruese. Është sigurisht një shkelje imazhi, ne po mendojmë edhe ta denoncojmë këtë gjë. Unë kam reaguar për këtë gjë. Kam reaguar në rrjetet sociale. Dhe njerëzit kanë thënë ‘ha ha ha, po është Jozi’. Jo! Mua nuk më intereson kush është. Nuk normalizohen këto gjëra.

Unë nuk mund të qesh dhe të normalizoj disa gjëra se është Jozi, është një djalë i madh dhe duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që flet. Jam shumë e revoltuar për këtë pjesë.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X