Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Loredana në lidhje me reperin gjerman? Tatoo e re e këngëtares ngreh dyshime

- Advertisement -..

Loredana dhe Mozik janë shumë të njohur në industrinë muzikore dhe akoma më shumë në lajmet rozë. Çifti i shumë komentuar u ndanë papritur në 2019. Ndarja e tyre si u përmënd më sipër ishte e bujshme, dhe pas ndarjes deklaratat e dedikimet nëpër këngën ishin të shumta.

Por nuk zgjati shumë dhe në fund të 2020 ata u ribashkuan duke publikuar një album të përbashkët në maj 2021. E kur publikimi i të gjitha këngëve nuk kishte përfunduar ata njoftuan ndarjen duke u shprehur se duhen shumë por janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as pa njëri-tjetrin, as me njëri-tjetrin.

Ndërkohë aludohet se reperja mund të ketë nisur një lidhje të re me reperin Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy”. Ai është producent e reper mjaft në zë në Gjermani dhe së fundmi ka bashkëpunuar edhe me Ed Sheeran.

Raheem dhe Loredana prej muajsh janë shoqëruar bashkë dhe janë parë kudo; në studio, në shtëpi, në makinë, dyshja duken të pandarë.

Një detaj që ngre shumë dyshime është tatuazhi i Loredanës. Në disa foto që ajo ka publikuar kemi vënë re se në parakrah ka shkruar emrin e artistit Raheem, shoqëruar me një zemër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X