Gjatë fundjavës së kaluar, këngëtarja e njohur Loredana është shfaqur për krahë krahë ish-lojtarit të FCB-së, Edon Zhegrova.
Sipas gazetës zviceriane, “Blick”, kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se mes reperes dhe Edonit ka nisur një romancë.
Gushtin e kaluar, Loredana rrëfeu për fansat e saj se ajo dhe Mozzik kanë vendosur të vazhdojnë jetët e tyre të ndarë: “Ne jemi vetëm dy njerëz kokëfortë që nuk mundemi as me as pa njëri-tjetrin”, shkroi ajo.
“Ndarja nuk do të ndryshojë asgjë në situatën familjare”- Loredana ka theksuar vazhdimisht se ajo dhe reperi kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë për hir të vajzës së tyre Hanës.
Pak muaj më parë këngëtarja tha për “Promiflash” se aktualisht nuk është në kërkim të një mashkulli të ri. “Jam shumë e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante por e shijoj jetën time”, thotë artistja.
“Unë besoj përsëri në dashurinë e vërtetë dhe jam shumë e interesuar për të!“- shtoi Loredana. Mos vallë artistja e ka gjetur përsëri dashurinë? Kjo gjë mbetet për tu parë.