Pasi u eliminua në gjysmëfinale, Loredana vendosi që të reagonte me një shkrim të gjatë në Instagram.
Ajo u shpreh falënderuese për TCh-në dhe për të gjithë ata që besuan tek ajo.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve! Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channellit…, gjithmonë të palodhur e të duruar. Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia”.
“’Ky Big Brother’ mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka…” – shkruan ajo, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë versioni më i mirë i vetes së saj.
Në fund, theksoi edhe arsyen pse ka marrë pjesë në dasmën e Gjestit dhe Eglit.
“Shkova në dasmë për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë… çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni”, përfundoi ajo.