Sunday, April 27, 2025
spot_img

Loredana tregon vendimin që ka marrë për Jozin

- Advertisement -..

Loredana Brati ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku dha një intervistë mbresëlënëse, duke lënë përshtypje pozitive tek publiku, i cili e mbështeti me komente të ngrohta.

Ajo ndau shumë detaje për jetën e saj personale dhe familjen, por njëkohësisht u pyet edhe për lidhjen e saj me Jozin, me të cilin u lidh në Big Brother VIP Albania.

Situata mes Loredanës dhe Jozit u bë mjaft e komplikuar kur, gjatë largimit të tij nga shtëpia e Big Brother, ai e goditi Gjestin me një shuplakë.

Megjithatë, Loredana u shpreh se është ende e dashuruar me Jozin dhe se ndjenjat nuk mund të fshihen kaq lehtë.

Ajo po ashtu tregoi se ende ka unazën që ai i kishte dhënë brenda shtëpisë.

Në lidhje me të ardhmen, Loredana u shpreh: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave”, duke theksuar se dëshironte që mendja dhe zemra të shkonin bashkë, për të marrë vendime të qarta.

Ajo gjithashtu përmendi se nuk e kishte takuar ende Jozin, përveç disa komunikimeve të shkurta që kishin pasur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X