Friday, November 1, 2024
spot_img

Loredana tregon shumë ‘sekrete’ personale ! Mozzik, fëmijë e dytë,lidhje e re …!

- Advertisement -..

Artistja e njohur shqiptare Loredana prej vitesh ka qënë shumë hermetike në media, por së fudmi ajo ka realizuar një ‘intervistë virtuale’ në Instagram ku është treguar e hapur ndaj shumë pyetjeve.

E pyetur “A mendoni ende një për fëmijë tjetër?” Loredana është përgjigjur pa ngurim 100%. Edhe pse këngëtarja nuk ka deklaruar asgjë deri tani për statusin e saj,kjo nuk e pengon në planet për fëmijën e dytë.

Një pyetje tjetër që kurjozon të gjithë ka qënë nëse Loredana është në njohje me dikë dhe këngëtarja ka surprizuar me përgjigjen e paptitur duke thënë se aktualisht po del me dike por sigurisht pa dhënë emër.

“A po del në takime, nëse jo kur ishte takimi yt i fundit?”– shkruan ndjekësi, ndërsa Loredana ka habitur me përgjigjen e saj teksa shkruan: Tani.

Por përsëri Loredana nuk ka pranuar se mund të jetë në një lidhje pasi kur u pyet nëse është beqare, reperja tha “Po Jo”, duke e lënë pezull statusin e saj.

Sigurisht nuk i shpëtoi as pyetjes nëse ka kontakte me Mozzik, por Loredana nuk hezitoi të përgjigjej duke shkruar: Nahhh (Jo)

E pyetur:  “Përse nuk je në Festivalin Alba?”, reperja nuk ka ngurruar të përgjigjet se kërkoi të paguhej 120 mijë euro. Një shifër marramëndëse për një artist,e megjithatë kjo është arsyeja që Loredana nuk ka marr pjesë në festival për shkak të çmimit të kripur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X