Prej kohësh reperi i njohur, Mozzik, dhe Lotina Haziri janë duke shijuar një romancë së bashku.
Çifti nuk e mbajtën sekret lidhjen e tyre asaj kohe, por e ndanë menjëherë me ndjekësit dhe që prej atëherë ata shpesh postojnë momentet krah njëri tjetrit.
Këtë herë ka qenë partnerja e reperit, e cila në “Instastory”-n e saj ka publikuar një foto teksa dyshja shkëmbejnë puthje pasiononte në buzë dhe duken mjaft të dashuruar.
Dyshja Mozzik-Lotina, e konfirmuan romancën e tyre të dashurisë disa muaj më parë. Që prej atëherë ata janë parë shpesh krah njëri-tjetrit duke kaluar momente të paharrueshme së bashku.
Mozzik është shprehur se Lotina ka qenë një fiksim i tij që në vitin 2019. Tani Haziri nuk është thjeshtë një fiksim por partnerja e tij e cila e shoqëron në çdo hap.