Një situatë aspak e këndshme i ka ndodhur Luana Vjollcës!
Moderatorja e famshme ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe adresa e Instagram-it nuk është më në duart e saj përkohësisht.
Të paktën kjo dyshohet edhe nga fansat e saj, të cilët të shqetësuar kanë reaguar menjëherë.
Siç duket “hackerat” i kanë vjedhur Luanës llogarinë e Instagram-it dhe menjëherë kanë filluar me fshirjen e të gjitha fotove në profilin e saj.
Madje edhe “bio” e llogarisë nuk është më si dikur, përveç linkut dhe ndjekësve të Luanës.
Shpesh herë yjet e skenës janë m të prekurit ndaj këtij fenomeni, por ne le të shpresojmë që Luana të marrë shpejt Instagramin e saj dhe të na lajmërojë së çka ndodhur!
Ne po presim!
Burimi: intv.al