Saturday, July 27, 2024
spot_img

Luftë kundër projektligjit “Mos thuaj homoseksual”/ Camila Cabello hap fondin “Mbrojini fëmijët tanë”

- Advertisement -..

Camila Cambello vendosi që të përdorë platformën e saj për të luftuar kundër projektligjit “Mos thuaj Homoseksual”, duke u bashkuar kështu me Lambda Legal dhe Equality Florida për të krijuar fondin “Mbrojini fëmijët tanë” që ndihmon në mbrojtjen e të rinjve LGBTQ.

Këngëtarja prezantoi një koncert përfitimi në West Hollywood, Kaliforni gjatë fundjavës me mbështetjen e yjeve si Kim Petras, RuPaul’s Drag Race Miss Congeniality dhe All-Star Valentina si dhe këngëtares dhe aktivistes Shea Diamond.

“Si dikush që u rrit dhe jeton ende në Florida, jam e tmerruar që shteti im po vë në rrezik shëndetin dhe jetën e të rinjve Floridianë duke miratuar këtë ligj dhe duke ftuar diskriminimin në shkollat tona,” deklaroi Camila, duke kërkuar që të mbrohen studentët e rinj dhe familjet e prekura nga ligji, i nënshkruar nga Guvernatori Ron DeSantis në mars.

Ajo vazhdoi, “Ne duhet të mbrojmë çdo student dhe të respektojmë çdo familje,” duke shpjeguar se ajo është “shumë mirënjohëse për të gjithë partnerët themelues që janë solidarizuar me të rinjtë dhe familjet LGBTQ. Partnerët po mbledhin para për fondin Protect All Kids për të ndihmuar “Lambda Legal and Equality Florida” të ndalojë këtë ligj të urryer.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X