Friday, December 6, 2024
spot_img

Madonna i jep fund lidhjes me balerinin 35 vite më të ri! Çfarë ndodhi mes tyre?

- Advertisement -..

Madonna i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin shumë vite më të ri, Ahlamalik Williams.

Mbretëresha 63-vjeçare e Pop-it ishte në lidhje me kërcimtarin e saj, 28 vjeç, për pothuajse katër vjet pas takimit të parë në 2015, por dyshja tani kanë vendosur të shkojnë në rrugë të ndara. Aludimet filluan nga një postim i Madonna e cila shpërndau në Instastory një thënie ku shkruhej: ‘Karma tha: Kur dikush në jetën tënde nuk është i duhuri për ty… Zoti do t’i përdorë vazhdimisht për t’ju lënduar derisa të bëheni mjaftueshëm i fortë për t’i lënë të shkojnë.’

Sidoqoftë, thuhet se nuk ka qenë diferenca prej 35 vitesh ajo që shkaktoi probleme mes tyre, pasi ish-çifti thuhet se janë ndarë gjatë izolimit nga Covid-19. “Madonna është angazhuar në jetën shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes”, pohoi një burim për The Sun. “Ajo ka një orar të ngjeshur, duke punuar në biografinë e saj të ardhshme, muzikë të re dhe duke u kujdesur për familjen e saj. Ndonëse ka ende dashuri mes tyre, ata kanë vendosur të ndahen.” Ndërkohë, burimi i The Sun shtoi për ndarjen e tyre: “Ata kanë ende marrëdhënie të mira dhe nuk ka probleme mes tyre, por kanë synime të ndryshme. Ata kaluan disa muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj.’

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X