Monday, October 7, 2024
spot_img

Majk i ben diss Don Xhonit?

- Advertisement -..

Reperi Kastriot Rexha, i njohur me emrin Majk, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Me Meriton Mjekiqin” ku ka realizuar një Freestyle përmes të cilit u ka bërë diss disa reperëve. 

Disa pjesë specifike duket se i dedikohen reperit Don Xhoni dhe fansat nuk kanë ngurruar ta shkruajnë në komente këtë gjë.
Don Xhoni mori famë të madhe brenda një kohe të shkurtër. Freestyle i tij në emisionin e Mjekiqit gjatë 2020 u pëlqye shumë nga fansat dhe u shpërnda mijëra herë në mediat sociale. Kjo i dha atij shumë popullaritet që u pasua me këngë të njëpasnjëshme që numërojnë miliona klikime.

Por përtej suksesit të tij të menjëhershëm, shumë reperë të tjerë nuk e kanë përkrahur Don Xhonin madje i kanë bërë edhe disse duke qenë skeptikë ndaj suksesit të tij.

Për tu rikthyer te Mjak, ai thotë:
“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”
Disi për famën e shpejtë të reperit vijon:
“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”
Më tej ai e akuzon për përdorim të autotune duke thënë:
“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”
Rrjeti tashmë është ndarë në dysh: ata që mbështesin Don Xhonin dhe ata që mbështesin Majk.
Kujtojmë se një vit më parë në këngën “Unë foli i fundit” Don Xhon u bëri diss edhe Majk dhe Getoarit. “Pak me desht e blen një audi n’pandemi…” thotë Majk në bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasyn “Hajde te baba” kurse Don Xhon thotë “Ti ke ble kerr, unë vil n’pandemi.”
Don Xhon nuk ka reaguar ende pas diss-it të Majk por duket se një konflikt i ri ka nisur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X