Këngëtari i njohur latin Maluma, ka shqetësuar fansat e tij pasi është shfaqur në spital.
Vetë ylli latin, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londono Arias, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto nga një spital në Medelin. Maluma lajmëron se do t’i nënshtrohet një opeacioni në gju, teksa shprehet optimist se gjithçka do të shkojë mirë.
“Fytyrë e mirë në mot të keq” Tashmë po shkoj për një operacion të vogël në gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat!!”- shkruan Maluma krahas fotos.
