Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Mania për famë dhe para- Si po ndikojnë modelet (absurde) të TikTok te gjenerata e re?

- Advertisement -..

Skandaloze! Ky është epiteti i përbashkët që mund të përdorim për të përshkruar mënyrat se si shumë personazhe të ‘famshme’ në Shqipëri po i përdorin rrjetet sociale në kërkim të famës dhe parasë. Rigels Rajku apo i njohur thjesht si Noizy dhe Kleviol Ahmeti, apo i njohur nga thuajse gjithë të rinjtë si Cllevio Serbiano janë prej 24 orësh kryefjalë e mediave sociale dhe detajet për sherrin janë pasqyruar të gjitha tashmë. 

Ç’ka na tërhoqi vëmendje është se në një nga videot e shumta që qarkullojnë online të Cllevios, ai shprehet pas sherrit: “Çfarë na di ti neve kriminelë? Janë muhabete TikTok-u, Instagrami të kapim ndonjë lekë. Ndonjë kapele, ndonjë qen. Tani ti më more mua seriozisht. Tani më rrahe ti mua do vijë të puth dorën. Pse çfarë mendon ti se më rrahe dhe do vij të të gjuaj unë ty tani?”

Prej disa muaj TikTok u mundëson përdoruesve që të fitojnë para në videot live. Personazhe të ndryshme të showbzit shqiptar prej kohësh janë shumë aktivë në këtë rrjet ku përveç reklamave të ndryshme, mund të përfitojnë edhe thjesht përmes postimit të videove apo realizimit të Live-eve Modalitetet e monetizimit të atyre që në TikTok njihen si “gifts” pra në shqip, përkthehet në shuma të mëdha parash. Vlera e dhuratave në këtë rrjet social, varion nga 0 e deri në 500 dollarë, teksa dhurata më e shtrenjtë është “TikTok Universe”. Cilado të jetë shuma që artistët marrin, 40 për qind të saj e fiton vet rrjeti social në fjalë.

Ajo që u duhet shumë njerëzve për të fituara ndjekës, rrjedhimisht para dhe famë është sigurisht kontenti, pasi ndryshe nga artistët, nuk kanë çfarë i ofrojnë ndjekësve. Cllevio në rastin konkret njihet për deklaratat e ofrta dhe ofendimet, sidomos për Noizyn dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Një tjetër personazh i njohur, Kozzaku, disa muaj më parë u rrëmbye nga disa persona që e dhunuan verbalisht dhe fizikisht teksa videon e publikuan në rrjetet sociale. Dyshohet se rrëmbimi u iniciua nga i dënuari me burgim të përjestshëm në Greqi, Fabio Dushku, pas një zënke që këta dy personazhe kanë patur në rrjetet sociale ku Kozaku e kishte ofenduar.

Kohët e fundit, ish-konkurretja e “Love Story”, Marinela Hysi, ka bërë bujë në TikTok ku po ashtu përmes videove-live ka ofenduar e përbaltur thuajse çdo figurë të njohur. Pa heitim ajo i quan shumë vajza të showbizit ‘kur*va’ e epitete të shumta joetike. Videot e saj jo vetëm që ndiqen live nga mijëra veta por edhe shpërndahen dhe grumbullojnë shumë shikime, ndonëse reagimi negativ ndaj saj ka qenë i madh. Raste të tilla janë të shumta, në vendin tonë e jo vetëm. Më shumë se emrat konkretë, shqetësues është fenomeni.

Pothuajse të gjithë janë të vetëdijshëm për rritjen e ndikuesve të mediave sociale. Më shumë se kurrë më parë, të rinjtë po bëjnë gjëra të papranueshme dhe potencialisht të rrezikshme në Internet për të tërhequr vëmendjen. Të duash të jesh i famshëm nuk është një koncept i ri, por është përkeqësuar për shkak të rrjeteve sociale.

Fama në Internet duket ndryshe tani nga sa ishte më shumë se një dekadë më parë! Qëllimi mund të jetë ende rritja e ndjekësve, por numri i ndjekësve dhe angazhimi tani mund të lidhen drejtpërdrejt me sa para mund të fitoni.

Çdokush mund të zgjedhë ta kthejë llogarinë e tij një “biznes”. Fama e mediave sociale mund të sjellë shumë përfitime, por gjithashtu mund të bëjë potencialisht që të rinjtë të përfshihen në sjellje të dëmshme në mënyrë që të arrijnë famë dhe para.

Me siguri e njihni Aleksën Vishën, shumë i famshëm në TikTok, ku brenda natës më 31 dhjetor fitoi 250 mijë nga një video live përballë një sheiku. Daily Mail’ i dedikoi një shkrim të gjatë ku vendoste në fokus shqiptarët e botës së krimit të dëbuar nga Britania e Madhe e më pas të rikthyer në atë vend. Aleks Visha, është shqiptari për të cilin flitet gjatë. Në shkrim thuhet se Vishaj është ekstraduar në Gjermani për vjedhje, dëbuar në Shqipëri e më pas i rikthyer në Angli.

“Të qenit i famshëm sepse je i famshëm” – është një kategori e ri ku klasifikohen të gjithë ata që arrijnë famën më mënyra të tjera, veç talentit.

Mediat sociale kanë një ndikim të fortë në shoqëri, si negativisht ashtu edhe pozitivisht. Por, kur fëmijët po ndikohen nga të famshëm si Kozaku, Cllevio dhe Marinela me shokë; ne si shoqëri e kemi humbur vendin në atë që do të thotë të jesh një ndikim pozitiv.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X