Saturday, July 27, 2024
spot_img

Martesa e “tretë” e Kourtney-it/ Parada e yjeve të familjes Kardashian-Jenner “pushton” rrugët e Italisë

- Advertisement -..

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker ditën e djeshme janë nisur për në Itali për të festuar ‘martesën e tyre të tretë’ – pasi morën me qira një kështjellë në Portofino, Itali, për të kurorëzuar dashurinë e tyre para familjes dhe një grupi të zgjedhur miqsh, sipas TMZ.

Përpos fëmijëve të çiftit të pranishëm do të jenë edhe motrat e yllit 43-vjeçar, si dhe mamaja Kris Jenner dhe i dashuri i saj, Corey Gamble. Yjet e familjes së madhe janë fotografuar njëri pas tjetrit me mbërritjen e tyre ne festën para dasmës.

Modelja e njohur Kendall Jenner dhe i dashuri i saj Devin Booker ishin të parët që mbërritën nga familja.

Çifti ishin kombinuar me njëri tjetrin, ku 26-vjeçarja, mbante veshur një fustan të zi të tejdukshëm të cilin e kishte thyer me një varse me kryq të madh me gurë të kuq. Ndërsa ylli i NBA-së shumë sportiv dhe klas në të njëjtën kohë kishte veshur një xhaketë bomber dhe pantallona të gjera të së njëjtës ngjyrë.

Pas çiftit mbërrin Kim Kardashian në Portofino. Ajo dukej seksi në një palë streçe gri dhe një krop të së njëjtë ngjyrë. Flokët ylli i “The Kardashian” kishte zgjedhur t’i mbante bionde lëshuar pas shpine.

Kourtney, nga ana e saj, dukej bukur me një fustan të kuq të errët.

Khloé mbërriti pas Kim me një fustan elegant me printe leopardi, sandale me rripa të hollë, teksa mbante dhe syze të zeza vënë.

Themeluesja e Kylie Cosmetics si gjithmonë magjepsi me pamjen e saj. Kylie mbante veshur një fustan të zi të thjeshtë ku diferencën e bënin aksesorët.

Kris Jenner nuk dukej më pak se të bijat. Ajo dukej perfekte në një fustan të zi të gjatë.

Ju kujtojmë që të dielën e kaluar ylli i “The Kardashians” dhe rockeri i Blink-182 u martuan zyrtarisht në Santa Barbara, Kaliforni.

Kardashian, 43 vjeç, dhe Barker, 46 vjeç, u panë me një makinë klasike të zezë, e cila kishte një tabelë që shkruante “Të sapomartuar”. Në fotot e pakta të publikuara shihet Kourtney me një vello të bardhë dhe Travis me kostum klasik të zi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X