Thursday, May 29, 2025
spot_img

Masakër në Gjermani, e dyshuara e sulmit është një grua !

- Advertisement -..

Një sulm i rëndë ndodhi pasditen e së premtes në stacionin hekurudhor qendror të Hamburgut të Gjermanisë, ku mbetën të plagosur 17 persona. Sipas policisë, autorja e dyshuar është një grua 39-vjeçare, shtetase gjermane, e cila u arrestua menjëherë në vendngjarje pa rezistencë. Pamjet filmike sugjerojnë se ajo ka vepruar e vetme dhe mjeti i krimit është sekuestruar.

Sulmi ndodhi rreth orës 18:00 në platformën midis linjave 13 dhe 14 të stacionit, që është një nga nyjet më të mëdha të transportit në Gjermani. Sipas raportimeve, gjashtë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën. Nuk ka ende të dhëna që sugjerojnë një motiv politik pas sulmit, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e problemeve të shëndetit mendor të autores së dyshuar.

Gjermania ka përjetuar disa sulme me thikë vitet e fundit. Në gusht 2024, një 26-vjeçar sirian vrau tre persona në një festival në Solingen, ndërsa në qershor 2023 një burrë vrau dy persona dhe plagosi shtatë të tjerë në një tren në veri të vendit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X