Historia e Wanda Narës dhe Mauro Icardit vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Madje duket se ‘lufta’ mes ish-çiftit të famshëm është ndezur tashmë në të gjitha nivelet.
Që nga vera e kaluar, ata zbuluan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Herë pas here u përfol për një ribashkim të tyre, por ishte Wanda ajo që i hodhi poshtë këto thashetheme. Madje modelja e famshme tani është në një lidhje me reperin argjentinas L-Gante.
Personazhi televiziv fundjavën e kaluar ishte në Rio de Zhaneiro me të dashurin e saj, por në të njëjtën kohë Mauro Icardi u rikthye në Buenos Aires nga City për të vazhduar rikuperimin pas dëmtimit të rëndë (në ndeshjen kundër Tottenhamit ku pësoi këputje të ligamenteve).