Friday, November 22, 2024
spot_img

Mbeti i vdekur nga shpërthimi me tritol, zbulohet e shkuara e errët e 27-vjeçarit nga Berati

- Advertisement -..

Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Sauk, ku makina tip “Golf” e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj u hodh në erë me tritol në ecje e sipër.

Bëhet me dije se Sadikaj, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra është nga qyteti i Beratit dhe ka qenë më parë i proceduar për tentativë vrasje.

27-vjeçari Sadikaj ishte dënuar më parë për vjedhje, për një ngjarje të ndodhur 9 prill 2011 ku së bashku me inicialet, R.P  dyshohet se kishin vjedhur një sasi kabulli të Albtelecom.

Gjithashtu mësohet se automjeti me të cilin viktima udhëtonte, është i regjistruar në një tjetër emër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X