Monday, October 21, 2024
spot_img

Mbreti Charles sulmohet nga senatorja amerikane gjatë turneut në Australi…VIDEO BËHET VIRALE!

- Advertisement -..

Mbreti Charles III u sulmua së fundmi nga një senatore australiane vetëm pak çaste pasi ai përfundoi një fjalim në parlamentin australian. Senatorja e pavarur, Lidia Thorpe, nisi të bërtiste se ajo nuk e pranonte sovranitetin e tij. “Nuk je mbreti ynë. Na ktheni tokën tonë, na jepni atë që vodhët”-është shprehur ligjvënësja. Sigurimi e ndaloi t’i afrohej mbretit dhe e nxori jashtë ambjenteve të parlamentit.

Sapo më nxori jashtë Policia Federale Australiane, kështu që nuk pata mundësinë të shihja rreth e rrotull se kush po më mbështeste, por sigurisht që mora disa aprovime me kokë nga personat indigjenë në sallë për të treguar se ata mbështesin rezistencën time, e cila është rezistenca e popullit tim për mbi 200 vjet. Ne do të vazhdojmë t’i rezistojmë kolonisë derisa të kemi një traktat paqeje ku të festojmë së bashku për vendin tonë. Nuk kemi nevojë për një mbret nga një vend tjetër që të na diktojë se çfarë të bëjmë.

Kjo vjen teksa Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla vizituan Australinë për të takuar udhëheqësit e vendit, përfshirë kryeministrin Anthony Albanese. Thorpe, e cila njihet si një aktiviste e hapur për të drejtat indigjene, ishte një nga rreth 20 personat që protestuan kundër vizitës së mbretit jashtë memorialit të luftës më herët gjatë ditës. Gjatë fjalimit të tij, Mbreti Charles njohu popullin e Kombeve të Para të Australisë, të cilët jetuan në tokë për dhjetëra mijëra vjet para ardhjes së kolonëve britanikë mbi 230 vjet më parë.

Rikujtojmë se Mbreti Charles vazhdon aktualisht trajtimet, ndërsa Princesha e Uellsit sapo ka mbaruar terapitë. Por, përveç këtyre aspekteve, dy figurat ikonike të familjes mbretërore britanike ndajnë edhe një hobi; pasionin magjepsës për bletarinë. Mbreti Charles i njohur për dashurinë e madhe ndaj natyrës, gjithnjë ka promovuar praktika të qëndrueshme bujqësore dhe ka krijuar kopshte të reja publike. Një shembull i kësaj është rezidenca e tij në Highgrove House. Gjithashtu edhe princesha e Uellsit në një vizitë në Muzeun e Historisë Natyrore në qershor 2021, solli një kavanoz me mjaltë që ajo bëri për fëmijët e pranishëm për ta shijuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X